Martial do të largohet në janar nga Manchester United

    Anthony Martial pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Manchester United.

    Sulmuesi francez nuk ka pasur hapësira të shumta këtë edicion dhe largimi nga Djajtë e Kuq është i pashmangshëm.

    Për situatën e tij ka folur edhe agjenti i sulmuesit francez, Philippe Lamboley. Në një prononcim për Sky Sports,

    Lamboley ka konfirmuar se klienti i tij dëshiron të largohet nga United në janar.

    “Dëshira e tij është të largohet nga klubi në janar. Ai vetëm dëshiron të luajë. Së shpejti do të flas me Manchester United”, tha agjenti i lojtarit.

    Juventusi dhe Barcelona janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për lojtarin, derisa United e vlerëson rreth 40 milionë. 

    Lajmi Paraprak

    Basha: Berisha nuk e ka problemin me mua, por me SHBA-të

    Lajmi i rradhës

    Partia e Angela Merkelit zgjodhi kryetarin e ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë