Mbappe, Alexander-Arnold dhe Davies – Formacioni i frikshëm i Real Madridit

    Formacioni i Carlo Ancelottit me Real Madridin në sezonin 2024/25 mund të ketë disa ndryshime.

    Real Madridi ka nënshkruar tashmë me yllin francez, Kylian Mbappe, por ky nuk pritet të jetë transferimi i vetëm i madh këtë verë.

    Los Blancos thuhet se ka gjithnjë e më shumë gjasa të nënshkruajë me Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli këtë verë ose verën e ardhshme.

    Megjithatë, ardhja e yllit anglez do t’i sillte kokedhimbje trajnerit Ancelotti, i cili në atë pozitë ka edhe spanjollin e pagabueshëm Dani Carvajal.

    Kjo pasi është shumë herët që Carvajal të bjerë në stol, kështu që le të imagjinojmë që anglezi mund të arrijë si lojtar i lirë në vitin 2025.

    Por, si mund të duken njëmbëdhjetësha më e mirë e Los Blancos me transferimin e Alexander-Arnold dhe Mbappe?

    Situata e anglezit është mjaft e ngjashme me Alphonso Davies, pasi Real Madridi po mendon nëse do të shkojë për kanadezin këtë vit apo vitin e ardhshëm kur skadon kontrata e tij me Bayern Munich.

    Në vitin 2025, klubi mbretëror mund të kenë dy mbrojtësit më të mirë të krahut në botë.

    Lajmi Paraprak

    Studentët në RMV kërkojnë modalitete më të mira rreth shujtës studentore

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët ankohen për produkte të prishura dhe me afat të skaduar!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë