Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Shqipërisë, Serbisë dhe Francës

    Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut U-19 do të zhvillojë tri ndeshje në Shqipëri nga 10 deri më 16 nëntor, në kuadër të kualifikimeve për Fazën Elite për Kampionatin Evropian.

    Futbollistët e Maqedonisë së Veriut do të luajnë kundër Serbisë më 10 nëntor në Elbasan, më 13 nëntor kundër Francës dhe më 16 nëntor kundër Shqipërisë.

    Për këto ndeshje, trajneri Dashmir Beari ka ftuar 22 futbollistë:

    Tasev, Jovçev, Novakov; Taseski, Ramadani, Davkov, Kudev, Rexhepi, Jankullovski, Hristovski, Bosheski; Rakipi, Jahiji, Kërstevski, Angellov, Shaini, Tallakov; Feta, Ali, Saitoski, Elezi dhe Besar Guxhufi.

    “Hendikep i madh për përfaqësuesen tonë është mungesa e Berat Kalkanit. Futbollisti i Kasimpashas turke nuk do të jetë në përbërjen e Maqedonisë, për shkak se Agjencia për Rini dhe Sport akoma nuk ka dhënë mendim pas kërkesës së FFM-së, dërguar tetë muaj më herët për sigurimin e shtetësisë maqedonase për Berat Kalkan”, deklarojnë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, duke e vlerësuar atë si ‘një nga futbollistët më të talentuar’.

    Lajmi Paraprak

    Ivanovska: Qeveria harxhoi para kot për fushatë kundër korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    Gratë, peng i mungesës së kapitalit fillestar për themelimin e biznesit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë