Mbappe flet për të ardhmen e tij

    Paris Saint-Germain mori një fitore me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Reims, falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Kylian Mbappe i cili shënoi het-trik, duke i dhënë ekipit të tij tri pikë shumë të rëndësishme.

    Ylli i PSG-së u paraqit në konferencën për shtyp pas ndeshjes ku iu shtrua pyetja rreth të ardhmes së tij.

    “Nuk dua të flas për këtë tani. Nuk është koha e duhur. Gjëja më e rëndësishme tani për mua është të luaj”, kishte thënë shkurtimisht Mbappe.

    Ai u pyet gjithashtu edhe për fitoren ndaj Reimsit por edhe për humbjen në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit.

    “Ligue 1 është një kompeticion krejtësisht ndryshe nga Liga e Kampionëve dhe skuadrat luajnë më ndryshe. Ne dëshironim të ishim lider dhe jemi të lumtur”.

    Mbappe nuk dukej edhe aq i lumtur pas paraqitjes së tij por gjithsesi tha se ndihet më i qetë dhe është gjithmonë në kërkim të het-trikut.

    “Unë jam më i qetë tani. Unë gjithmonë ndihem i lumtur kur shënoj het-trik. Ka ndeshja kur unë luaj dobët dhe shënoj më rrallë, por jam i lumtur më këtë ndeshje”, përfundoi ai.

    24-vjeçari numëron 13 gola dhe një asistim në ligën franceze pas 11 ndeshjeve, teksa ka edhe dy gola tjerë të shënuar në Ligën e Kampionëve.

    Lajmi Paraprak

    Trajtoni konstipacionin në shtëpi me perimen që ju vjen në ndihmë

    Lajmi i rradhës

    Analistët në Kosovë e Serbi flasin për ngjashmëritë dhe dallimet mes ndikimit rus dhe kinez në Ballkan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë