Mbappe, golashënuesi më i mirë në ‘Katar 2022’ – fiton Këpucën e Artë

    Gara për golashënuesin më të mirë të Kampioantit Botëror është bartuar deri në finale, ku u përballën Argjentina dhe Franca.

    Në njërën anë Lionel Messi e në anën tjetër Kylian Mbappe, pos konkurrimit për ta fituar Kupën e Botës, luanin edhe për golashënuesin më të mirë.

    Anësori francez realizoi het-trik në finale – të parin në histori të finaleve në Kampionatet Botërore, derisa superylli argjentinas shënoi dy gola.

    Në këtë mënyrë, Mbappe e përfundoi turneun me tetë gola dhe dy asistime, derisa Messi shënoi shtatë gola dhe tri asistime.

    Çmimi për Këpucën e Artë do të jetë një ngushëllim për yllin francez, derisa SuperLeo e fitoi të vetmin trofe që mungonte në sirtarin e tij.

    Lajmi Paraprak

    Goshinca po zbrazet, mungesa e kushteve detyron banorët të shpërngulen

    Lajmi i rradhës

    “Katar 2022” | Argjentina fiton Kupën Botës për herë të tretë në histori

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë