Mësohen katër skuadrat që sigurojnë raundin e dytë në Champions

    Pas 8 ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të xhiros së katërt të garave në grupe, janë mësuar edhe dy ekipe tjera që tashmë kanë siguruar kalimin në fazën tjetër. Bëhet fjalë për Liverpullin dhe Ajaksin që tani matematikisht janë kualifikuar.

    Liverpulli pas katër xhirove të para prin në grupin “B” me 12 pikë dhe ka shtatë më shumë se Porto e vendin e dytë, duke siguruar kështu kalimin tutje nga pozita e parë.

    Ajaksi poashtu ka pikët e plota në grupin “C” me 12 pikë, gjashtë më shumë se Dortmundi dhe Sportingu dhe gjithashtu ka siguruar një vend tutje.

    Ditë më parë, biletën e raundit të dytë e siguruan: Juventusi dhe Bajern Munihu.

    Lajmi Paraprak

    “Ballkani i hapur” | Takim i ri i nismës pa Zaevin

    Lajmi i rradhës

    Analistët Weber dhe Perry: Ekziston marrëveshja për shpërbërjen e Bosnje dhe Hercegovinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë