Messi: do të doja ta shihja Barcelonën të fitonte tripletën

    Lionel Messi ka zbuluar ndjenjat e tij karshi ish-skuadrës së tij, Barcelonës, për të cilin ka thënë se deshiron t’i fitojë tre trofetë kryesor të sezonit.

    Messi kaloi më shumë se dy dekada në Barcelonë duke u bërë lojtari i tyre më i madh dhe duke forcuar vendin e tij në mesin e një prej futbollistëve më të mëdhenj që kanë ecur ndonjëherë në tokë.

    Kohën e kaluar te klubi nga Camp Nou, ylli argjentinas nuk e harron kurrë dhe për këtë dëshiron që ish-klubi i tij të fitojë gjithçka në futbollin evropian.

    “Do të doja ta shihja Barcelonën të fitonte sërish ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve ”, ka thënë fillimisht Messi.

    “Dhe në vitet kur kjo nuk është e mundur, të paktën garoni deri në momentin e fundit”, përfundoi legjenda e klubit.

    Kjo tregon se Messi mbetet një tifoz i guximshëm i Barcelonës pavarësisht se u largua nga klubi gati katër vjet më parë.

    Ndryshe, Messi fitoi gjithçka në futboll, nga trofetë ekipor tek ata me kombëtaren e Argjentinës. 

    Lajmi Paraprak

    Arrestime të reja nga Gjykata Speciale

    Lajmi i rradhës

    Bota po ngrohet më shpejt se sa pritej – Shkencëtarët tani mendojnë se e dinë pse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë