Ndërpritet bashkëpunimi ndërmjet KF Shkëndija dhe Ernest Gjokës

    Foto | Lirim Shabani

    Tekniku tiranas nuk është më shef i stafit teknik i kuqezinjëve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi.

    KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve.

    KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjëve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021. 

    Familja kuqezi u uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen.

    Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet pankina për sezonin 2021/2022. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është “Ora e Artë” pas lindjes?

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski dekreton Ligjin për Shtetësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë