Messi fiton “Topin e Artë” për vitin 2021, e shtata herë në këtë kompeticion

    Lionel Messi është fitues i çmimit më të madh individual që u ndahet futbollistëve për vitin 2021 – Topi i Artë.

    I përfshirë në garë me konkurrentë të shumtë, renditja e njëzet prej të cilëve u publikua më herët, kurse gjatë ceremonisë u tregua edhe lista e top-10, ai arriti ta kryesonte këtë listë.

    Dhe në ceremoninë madhështore të zhvilluar në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris të Francës, e fitoi çmimin më prestigjioz, Topi i Artë, i cili ndahet nga France Football.

    Kjo është hera e shtatë në karrierën e tij të jashtëzakonshme që superylli argjentinas e fiton këtë çmim dhe tashmë ka dy trofe më shumë se rivali i tij i përbetuar, Cristiano Ronaldo…

    Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ishte konkurrenti më i madh i Messit për trofeun e këtij viti, por polaku përfundoi i dyti.

    Triumfi në Copa America besohet t’ia ketë dhënë shtytjen më të madhe 34-vjeçarit për të vënë një tjetër rekord historik në fitimin e çmimit më të madh individual për futbollistë.

    Top-5 e përmbyllin N’Golo Kante (i pesti), Karim Benzema (i katërti) dhe Jorginho (i treti). /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Përflaket autobusi në Aerodrom të Shkupit, nuk ka të lënduar (Video)

    Lajmi i rradhës

    Përpjekja e fundit e Merkelit për të kontrolluar pandeminë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë