Messi përfshihet në planet e PSG për sezonin e ardhshëm

    Paris Saint-Germain tashmë është duke menduar për afatin kalimtar të verës dhe janë të vendosur të sjellin yllin e Barcelonës, Lionel Messi, i cili do të bëhet lojtar i lirë më 30 qershor.

    Gjigandët francezë u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Manchester City në mesjavë dhe, edhe pse qëllimi i tyre do të jetë tani të mbyllin sezonin duke fituar titullin Ligue 1 dhe Kupën e Francës, ata duan të kthehen në fazat finale të garës kryesore evropiane të klubeve në sezonin e ardhshëm.

    Si i tillë, mediumi Le Parisien raporton se PSG është përqendruar në përmirësimin e skuadrës në tre fusha: ata duan një super yll të klasit botëror, një mesfushor dhe një mbrojtës të djathtë.

    Ata duan që Messi të jetë transferimi i super yllit të klasit botëror, me Le Parisien që pretendon se PSG janë të sigurt se ata mund të sjellin gjashtë herë fituesin e Topit të Artë dhe ta bashkojnë atë me Neymarin dhe Kylian Mbappen.

    Sidoqoftë, përveç bindjes së Messit për t’u bashkuar me projektin në Parc des Princes, ata do të duhet të përpiqen që Mbappe të nënshkruaj kontratën e re, ashtu si dhe Neymar ta zgjasë qëndrimin.

    Nëse Messi vendos të qëndrojë te Barcelona ose të shkojë diku tjetër, PSG do ta kthente vëmendjen e tij drejt sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

    Ekzistojnë dy opsione për mesfushën për ekipin e Mauricio Pochettino: Georginio Wijnaldum i Liverpool, i cili është 30 vjeç dhe do të bëhet një lojtar i lirë më 30 qershor, dhe talenti i Rennes, Eduardo Camavinga, i cili është vetëm 18 vjeç.

    Për mbrojtësin e djathtë, sipas Le Parisien, njeriu i zgjedhur është Serge Aurier i Tottenham Hotspur, i cili do të rikthej në Parc des Princes. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    E mira nuk vjen vetëm duke pritur dështimin e së keqes

    Lajmi i rradhës

    “Finance Think”: Ndihmat e shtetit për kompanitë në vend nuk kanë qenë efikase

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë