Messi theu ‘rekordin negativ’ të Henryt në Ligën e Kampionëve, ai lë pas edhe Ronaldon

    Lionel Messi ka arritur rekordin e padëshiruar të Thierry Henryt për humbjen e më shumë penalltive në historinë e Ligës së Kampionëve, pasi ai pa goditjen e tij të pritet nga Thibaut Courtois në fitoren e PSG-së ndaj Real Madridit të martën.

    Sulmuesi i PSG-së ka arritur rekordin negativ të Henryt për më shumë penallti të humbura në historinë e Ligës së Kampionëve

    Ai ka humbur pesë nga 23 tentativat e penalltive në këtë garë evropiane, me të fundit që erdhi në fitoren e PSG-së të martën mbrëma ndaj Real Madridit.

    Ylli argjentinas me ekzekutimin e penalltisë ndaj PSG-së ka kaluar edhe rivalin e tij, Cristiano Ronaldon, për më shumë goditje, pasi portugezi ka goditur 22 herë nga pika e bardhë.

    Thibaut Courtois ishte ai i cili me pritjen e tij ia mohoi golin Messit pasi Kylian Mbappe kishte fituar penalltinë.

    Në La Liga, Messi humbi 14 penallti në 74 tentime, ndërsa rekordi i tij në Kupën e Mbretit ishte tronditës, duke qenë se humbi gjithsej gjashtë penallti nga nëntë përpjekje, duke shënuar vetëm tre herë në total.

    Lajmi Paraprak

    “Masa për ngrirjen e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit shkurt”

    Lajmi i rradhës

    Tregu i Serbisë në Kosovë zvogëlohet për rreth 37 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë