Milan vazhdon kryesimin në tabelën e kampionatit italian

    Milani ka arkëtuar pikë të plota përballë Fiorentinas në San Siro (1-0), në ndeshjen e javës së 35-të në Serie A.

    Rossonerët ia dolën të shënonin një gol të vonshëm për të siguruar vazhdimin e primatit në tabelën e kampionatit italian.

    Theo Hernadez e futi topin në rrjetë në minutat e parë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Olivier Giroud pati një mundësi tjetër gjatë fraksionit të parë që nuk u konkretizua dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

    Franck Kessie pati njërin prej rasteve më të mira në gjysmën e dytë, por intervenoi Pietro Terracciano.

    Një top i pasuar keq nga portieri mysafir u prit nga Rafael Leao, i cili shkoi vet përpara, krijoi hapësirë dhe e realizoi golin e fitores.

    Pas kësaj fitoreje, Milani numëron 77 pikë, pesë më shumë se Interi që do të luajë kundër Udineses.

    Lajmi Paraprak

    Politikat e dështuara ekonomike të Qeverisë të RMV-së

    Lajmi i rradhës

    “Shkupi 2014” është temë edhe pas tetë vjetëve!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë