Milani insiston për transferimin e Renato Sanches

    Renato Sanches vazhdon të jetë objektivi madhor i Milanit për repartin e mesfushës.

    Mesfushori portugez ka bërë shumë mirë në Lille dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

    Barcelona, Roma, Arsenal e Tottenham Hotspur janë skuadrat tjera të interesuara për të.

    Por Rossonerët janë në përparësi pasi kanë raporte të shkëlqyeshme me skuadrën franceze Lille.

    Paolo Malidini ka pasur një takim me agjentin e lojtarit Jorge Mendes dhe dëshira e Sanches është të transferohet në San Siro.

    Sipas asaj që ka raportuar Nicolo Schira, Rossonerët janë duke përgatitur një ofertë në drejtim të Lille për transferimin e lojtarit.

    Nëse nuk arrihet në janar, atëherë Milan synon që për verë ta bëjë të sajin Sanchesin i cili shihet si zëvendësuesi adekuat i Franck Kessies.

    Lajmi Paraprak

    KRRE: Të ulet çmimi i faturave që paguajnë qytetarët

    Lajmi i rradhës

    Rriten tarifat e energjisë elektrike, Austria subvencionon ngritjen e çmimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë