Milani pa sulmuesin kryesor ndaj Atletiko Madridit

    Sipas të përditshmes italiane, “La Gazetta dello Sport”, sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Atletiko Madridit dhe pritet të rikthehet në fushë pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare. Suedezi ka luajtur vetëm 30 minuta kundër Lazios në këtë sezon duke realizuar një gol.

    Ai u rikthye nga lëndimi i i këmbës së tij por pësoi një tjetër lëndim pikërisht ndaj “Biancocelestëve”.

    Ibra po vazhdon të stërvitet i veçuar nga grupi dhe pritet të mungojë në ballafaqimin me Atletiko Madridin në Ligën e Kampionëve që zhvillohet të martën dhe pastaj ndeshen me Atalantën, para pushimit ndërkombëtar.

    Lajmi Paraprak

    Si të parandaloni humbjen e dëgjimit, shkaktuar nga zhurma

    Lajmi i rradhës

    Rama i ashpër me Vuçiqin: Mos e bëni mizën buall, ndaloni manovrat ushtarake dhe kthehuni dialogut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë