Milani po e kompleton transferimin e Renatos

    Milani është shumë afër kompletimit të transferimit të Renato Sanchesit nga Lille.

    Skuadra franceze ka vendosur që ta shes në verë portugezin, në mënyrë që mos t’i ikë i lirë në vitin 2023.

    24-vjeçari kishte një formë mesatare në edicionin që shkoi, pasi në 25 ndeshje shënoi një gol e dhuroi pesë asistime.

    Sipas asaj që raporton gazetari Ekrem Konur, ka marrëveshje totale mes Rossonerëve dhe lojtarit.

    Tani, mbetet vetëm marrëveshja mes të dyja klubeve, për të finalizuar marrëveshjen me mesfushorin portugez.

    Shuma e transferimit pritet të jetë në rrethin e 15 milionë eurove dhe bonuset, varësisht nga forma e lojtarit. 

    Lajmi Paraprak

    Të njohurat dhe të panjohurat pas bisedës mes Vuçiqit dhe Putinit

    Lajmi i rradhës

    Heidegger: Nuk ka gjëra atje ku mungon fjala, aty ku diçka mungon, aty ka vend zbrazëtia, humnera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë