Mungojnë logopedët në shkollat e Dibrës

    Fotografia: Ilustruese

    Në shkollat e Dibrës edhe pse ka nevojë, deri në këtë moment nuk janë të angazhuar logoped. Në sektorin për arsim pranë komunës Dibër theksojnë se logopedët janë kuadro të nevojshme për t’i angazhuar në shkollat fillore por që deri në këtë moment edhe përkundrejt kërkesave nuk kanë marrë dritë jeshile nga ana e institucioneve qendrore për të punësuar logoped. Sipas këtij sektori në vazhdimësi është kërkuar angazhimi i logopedëve.

    Në tre shkollat e komunës Dibër siç janë shkollat fillore “Penestia”, “Siad Najdeni”, dhe shkolla “Riste Ristevski” në fshatin Kosovrast të Poshtëm, deri tani nuk janë angazhuar logoped. Këtë e thekson udhëheqësi i sektorit për arsim pranë komunës Dibër Reshat Qormemeti. Ai potencon se deri tani nuk kanë marrë përgjigje në lidhje me këtë kërkesë.

    “Angazhimi i logopedëve është i nevojshëm, këtë e pohojnë edhe udhëheqësit e shkollave, por për angazhimin e tyre nuk kemi dritë jeshile”, thotë Qormemeti dhe shton se edhe në vazhdimësi do të kërkohet që në shkollat e Dibrës të punësohen logoped.

    Në bisedën që patëm edhe me disa drejtor të shkollave u informuam se në takimet që kanë me pushtetin vendor ata kanë shprehur nevojën për të punësuar kuadrot që kanë të bëjnë me logopedinë. Drejtori i shkollës “Penestia” Ajet Mullarexha për gazetën KOHA thotë se shkollave fillore u janë të nevojshëm logopedët.

    “Kemi patur kërkesa por ata nuk janë pranuar nga ana e Ministrisë së Arsimit. Në shkollën tonë kemi mbi 10 por edhe më shumë nxënës të cilët kanë nevojë për logoped. Prandaj kërkesat janë në kontinuitet”, thotë drejtori i shkollës më të madhe në komunë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase, Ajet Mullarexha. Logopedët janë të nevojshëm për procesin edukativo arsimor në shkollat fillore, shton ai. Nevoja për logoped është urgjente edhe në shkollën “Said Najdeni”. Kemi fëmijë për të cilët nevojitet logoped, thotë drejtori Burim Kaziu. Institucionet kompetente duhet të na mundësojnë që të punësojnë logoped, shton Kaziu. Biseduam edhe me drejtorin e shkollës në fshatin Kosovrast i Poshtëm “Riste Ristevski”, Shania Ajrovski.

    Edhe ai për gazetën KOHA potencon se shkolla nuk ka logoped edhe pse i duhet. Kërkesat e deri tashme nuk na janë pranuar, shton ai.

    Problemi në lidhje me angazhimin e logopedit nuk është i zgjidhur as në çerdhen “Breshia”. Ky institucion parashkollor faktikisht ka patur të angazhuar me kontratë në afat të caktuar një logopede por siç thotë drejtoresha e çerdhes Ajrie Daçi, patjetër duhet të angazhohet një logoped me vendim të përhershëm pune. Në çerdhen e Dibrës logopedi është tejet i nevojshëm meqë ka fëmijë të cilët kanë nevojë për të . Një kohë të gjatë rreth nevojës për angazhimin e logopedëve shprehin edhe përfaqësuesit e shoqatave qytetare. Shoqata qytetare “Porosia” disa herë ka realizuar projekte me logoped por siç thotë kryetari i saj Bekim Ame nevojitet një angazhim për punësimin e logopedëve në shkollat e Dibrës. Faktikisht si pushteti vendor ashtu edhe shkollat dhe shoqatat qytetar janë të mendimit se logopedët në shkolla janë teje të nevojshëm. Por, ata tani për tani vazhdojnë të jenë në pritej të dhënies së dritës jeshile nga institucionet përkatëse

    E për deri sa mungojnë logopedët në shkolla disa prindër të fëmijëve që nuk arrijnë të artikulohen mirë, ka vite që paguajnë asistentë për fëmijët e tyre ose duke i dërguar në ordinanca private, në qytete të tjera pasi që një gjë e tillë nuk po u mundësohet në shkolla. Ndërsa ka edhe nga prindërit që nuk kanë mundësi të sigurojnë këtë shërbim me që kushton shumë shtrenjtë, duke e marr parasysh gjendjen ekonomike të familjeve në vendin tonë. 

    Lajmi Paraprak

    Ndeshja Itali-Maqedoni do të zhvillohet me kapacitet të plotë të stadiumit Renzo Barbera

    Lajmi i rradhës

    Si ta ndihmojmë veten për të luftuar ankthin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë