Ndryshim i ndjeshëm në Kampionatin Botëror “Katar 2022”

    Botërori i Katarit po afron dhe bashkë me të edhe emocionet e një kompeticioni që bëhet më i veçantë për faktin se do të luhet në dimër, një periudhë e pazakontë që do të shkaktojë edhe ndërprerjen e kampionateve.

    Për shkak të periudhës kur do të luhet dhe faktit që vetëm 5 ditë para startit futbollistët do të jenë të angazhuar me klubet e tyre, FIFA ka vendosur të miratojë kërkesën e përfaqësueseve për të rritur numrin e lojtarëve të grumbulluar.

    Kështu, çdo skuadër do të ketë mundësi të marrë me vete 26 futbollistë në Katar, nga 23 që ka qenë numri i lejuar më parë, ndërsa lista e grumbullimit paraprak do të lejohet të jetë 55 futbollistë, nga 33.

    Gjithashtu edhe në Katar 2022 do të aplikohet rregulli i zakonshëm tashmë, i pesë zëvendësimeve për ndeshje.

    Ende nuk janë bërë publike ndryshimet në Botërorin e Katarit, por që padyshim se do të ketë ndryshime të ndjeshme.

    Lajmi Paraprak

    Ushqimi më i dëmshëm për gjëndrën tiroide

    Lajmi i rradhës

    Ministri gjerman i Ekonomisë shpall gjendjen e emergjencës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë