Cristiano Ronaldo ka kompletuar testet mjekësore te Manchester United, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Ylli portugez para pak ditësh konfirmoi për largimin nga Juventusit, pas plotë tre vitesh të kaluara në Torino.
Manchester United konfirmoi më pas se 36-vjeçari po rikthehet në Old Trafford, pikërisht aty ku bëri emër.
Tani The Telegraph bën të ditur se Cristiano Ronaldo do të shndërrohet në lojtarin më të paguar të Premiershipit anglez, duke kaluar në këtë mënyrë edhe rrogën e kilianit Alexis Sanchez, që përfitonte plot 560.000 funte në javë, bashkë me bonuset apo dhe të drejtat e imazhit, sidoqoftë shumë larg yllit tjetër argjentinas Lionel Messi, që merr plot 1.000.000 funte në javë te Paris Saint-Germain.
Romano para pak çastesh njoftoi se pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kompletuar testet mjekësore, derisa pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023.
Paga e tij mund të ndryshojë varësisht nga bonuset që përfshihen, por që do të jetë më i paguari te Djajtë e Kuq.