Ndryshon sistemi i Topit të Artë – Fituesi nuk do ta mësojë fatin e tij deri në hapjen e zarfit

    Ka mbetur edhe pak kohë deri para ditës kur do të dhurohet çmimi i Topit të Artë për futbollistin më të mirë të vitit 2024.

    Teksa po i afrohemi datës 28 tetor e cila është caktuar për t’u mbajtur ceremonia gala në Paris, tashmë ka një ndryshim në sistemin e dhurimit të këtij çmimi.

    Siç ka bërë me dije gazetari Mario Cortegana, fituesi i këtij çmimi nuk do ta dijë se është shpallur fitues deri në momentin e hapjes së zarfit.

    Kjo është një risi në krahasim me edicionet e kaluara kur fituesi e kishte mësuar paraprakisht se ka fituar çmimin dhe rrjedhimisht kishte dhuruar një intervistë për France Football.

    Gara për fituesin e çmimit të këtij viti është mjaft e ashpër, ani pse favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim prestigjioz mbetet Vinicius Junior.

    Përveç reprezentuesit brazilian, në garë të ngushtë për këtë çmim do të jenë edhe Jude Bellingham dhe Rodri.

    Kjo ngjarje premton të jetë një mbrëmje emocionuese për të gjithë tifozët e futbollit në mbarë botën.

    Lajmi Paraprak

    Si mundet Maqedonia e Veriut të heqë qafe qymyrin deri në vitin 2050?

    Lajmi i rradhës

    Gjendet këpuca që u zhduk para 100 vitesh në Everest – A po zgjidhet një nga misteret më të mëdha të alpinizmit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë