Nuk ka rikthim për Pogba, Juventus zgjedh mesfushorin e Barcelonës

    Paul Pogba ka qenë një ndër emrat më të lakuar në ambientet e klubit të Juventus që konsideroi një rikthim të bujshëm të mesfushorit në Torino.

    Francezi do të largohet nga Manchester United me parametër zero dhe italianët menduan të përfitonin, megjithatë në garë për 29-vjeçarin është edhe PSG me Real Madrid e Juventus e ka të vështirë t’i konkurrojë ekonomikisht këto klube.

    Ndaj, bardhezinjtë kanë ndryshuar shënjestër dhe po mendojnë për një tjetër mesfushor i cili ka pasur pëlqimin e Zonjës së Vjetër prej kohës kur aktivizohej me Ajax. Fjala është për Frenkie De Jong të Barcelonës.

    Në fakt, edhe holandezi është një objektiv i vështirë për t’u arritur pasi De Jong ka fituar admirimin e trajnerit Xavi Hernandes ndërsa Barcelona nuk e lejon të largohet për një shumë më inferiore se 70 milionë euro. Sakaq, një tjetër aspekt që pengon Juventusin është paga e lartë që mesfushori përfiton në Spanjë teksa aktualisht 24-vjeçari paguhet 7 milionë euro në sezon pa përfshirë edhe bonuse të ndryshme që i lartësojnë edhe më shumë shifrat.

    Megjithatë, bardhezinjtë po mendojnë formulën e duhur për ta sjellë në Torino dhe një opsion është shkëmbimi i lojtarëve. Mirëpo, këtë ide Barcelona as nuk pranon ta marrë në konsideratë teksa nuk ka asnjë lojtar të preferuar nga organika e Massimiliano Allegrit, për ta transferuar në Camp Nou. Gjithsesi, në rast se Juventus e ka seriozisht për De Jong atëherë Barcelona është e hapur ta lejojë 24-vjeçarin të largohet vetëm për 70 milionë euro. /supersport/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëri, çmimet e ushqimeve dhe karburanteve do të normalizohen në 2024

    Lajmi i rradhës

    Presidenti do të mund të falë vetëm personat me aktgjykim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë