Ousmane Dembele favorit edhe për çmimin e më të mirit nga FIFA

    Ousmane Dembele dhe Aitana Bonmati janë favoritët kryesorë për të fituar çmimet FIFA The Best 2025 në kategoritë për meshkuj dhe femra, raporton “Mundo Deportivo”.

    Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet të martën, duke filluar nga ora 18:00 sipas kohës së Evropës Qendrore, në kuadër të një gale diskrete të organizuar nga FIFA në Doha të Katarit.

    Dembele pritet të jetë i pranishëm personalisht në ceremoni, gati tre muaj pasi fitoi për herë të parë në karrierë Topin e Artë. Anësori i PSG-së shihet si favorit i padiskutueshëm pas një sezoni vendimtar në nivel klubesh, ku paraqitjet e tij patën ndikim të drejtpërdrejtë në sukseset e skuadrës franceze.

    Ndryshe nga Topi i Artë, votimi për çmimin FIFA The Best përfshin gazetarë, trajnerë të përfaqësueseve kombëtare dhe kapitenë ekipesh, gjë që i jep procesit një dimension më të gjerë vlerësimi.

    Në kategorinë e trajnerëve, kandidati kryesor është Luis Enrique. Trajneri i PSG-së spikat pas drejtimit të klubit drejt një triplete historike, duke u konsideruar zgjedhja më e fortë për këtë çmim.

    Çmimet FIFA The Best do të ndahen një ditë para finales së Kupës Interkontinentale, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Doha mes PSG-së dhe Flamengos, duke e bërë kryeqytetin e Katarit qendër të vëmendjes së futbollit botëror për disa ditë radhazi.

    Lajmi Paraprak

    Kroacia do të ndërtojë një qendër për mbetje radioaktive pranë kufirit me Bosnjën

    Lajmi i rradhës

    Gjermania dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sistemet e armëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë