Pa luajtur fare, vendos 2 rekorde të pabesueshme

    Tenisti spanjoll Rafael Nadal, nuk luan prej disa muajsh për shkak dëmtimi. Gjithsesi, numri 5 në botë ka vendosur dy rekorde të jashtëzakonshme, që konfirmojnë se ai mbetet një nga më të mëdhenjtë në histori.

    Nadal ka arritur kuotën e 6000 ditëve në “Top-10” tenistët më të mirë në botë. Hera e parë që spanjolli ka hyrë ndër 10 më të mirët në botë ka qenë prilli 2005. Që nga ajo kohë, ai nuk ka zbritur asnjëherë nga kjo renditje.

    Rafael Nadal mban edhe rekordin e javëve radhazi në “Top-10”, me 836 javë radhazi, që do të thotë që spanjolli ndodhet në “Top-10” më të mirët në botë prej 16 vitesh.

    Lajmi Paraprak

    Vizatimet e thjeshta të Muhamed Ali shiten për çmime marramendëse

    Lajmi i rradhës

    BE-ja premton 30 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë