Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit në RMV, Besart Ibraimi mbetet jashtë europianit

    Foto: Lirim Shabani | Besart Ibraimi duke festuar golin e shënuar ndaj KF Shkupi
    Besart Ibraimi

    Gazetar
    Emir Hamzai

    Besart Ibraimi, lihet jashtë reprezantacionit të Maqedonisë për ndeshjet që do të zhvillohen në Kampionatin Europian. Ibraimi, zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Gjithsej, katër herë e ka fituar këpucën e artë, ndërsa tre herë radhazi. Ai është edhe kampion me ekipin e tij, KF Shkëndija. Klubi ku ai luan aktualisht ka fituar kampionatin e futbollit katër herë në vend, kështu duke u bërë edhe si golashënuesi më i mirë edhe i klubit. Ibraimi nuk ka bërë paraqitje vetëm në futbollin evndor, por suksesi i tij njihet edhe në futbollin ndërkombëtar, si Schalke 04 dhe shumë klube të tjera.

    Pavarësisht të arriturave të mëdha në futboll, ai disa herë me radhë lihet jashtë listës së ekipit të reprezentacionit të Maqedonisë nga seleksionuesi, Igor Angelovski.

    Nistori ka kontaktuar seleksionuesin, Igor Angelovski për të marrë përgjigje pse futbollisti dhe golashënuesi më i mirë i vendit, Ibraimi lihet jashtë reprezentacionit dhe nuk ftohet nga ai. Ai nuk u përgjigj konkretisht, por na ftoi që për këtë pyetje t’i kthehemi konferencës për shtyp për kaq sa e kishte prezantuar listën e futbollistëve që do të paraqiten në Kampionatin Europian – Euro 2020, që mbahet në Bukuresht dhe Amsterdam.

    “Nuk dëshirojmë të komentojmë dhe të përsëritemi për të njëjtën gjë, sepse këtyre pyetjeve ne u jemi përgjigjur në konferencën e fundit për shtyp. Mund t’i kthehet çdokush dhe do të gjejë përgjigjen e përshtatshme”, është deklaruar Angelovski.

    Redaksia jonë pavarësisht përpjekjeve për të gjetur një përgjigje të përshtatshme, nuk rezulton si e vërtetë se seleksionuesi Angelovski ka folur për një gjë të tillë.

    Besart Ibraimi, i pyetur nga Nistori pse seleksionuesi nuk e ka ftuar edhe këtë herë në udhëtimin e përbashkët me djemtë tjerë që do të marrin pjesë në Euro 2020, ai nuk ka dashur ta komentojë një gjë të tillë dhe se nuk përzihet në përzgjedhjen e tij.

    “Nuk dua të komentoj një gjë të tillë. Seleksionuesi kështu e ka vendos, mbase e ka pa të arsyeshme që unë mos të jem pjesë e këtij rrugëtimi”, është prononcuar Ibraimi.

    Përndryshe, Maqedonia e Veriut do të udhëtojë në Euro 2020 me 26 futbollistë, konform rregullave të UEFA-së dhe do të përballet në rrethin e parë me kombëtaren e Austrisë, Ukrainës dhe Holandës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rritet eksporti, situata më mirë se para pandemisë

    Lajmi i rradhës

    Pesë kandidatë në garë për kreun e PD-së në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë