Pep Guardiola shijon një rekord të tmerrshëm për herë të parë në karrierën e tij si trajner

    Trajneri katalunas, Pep Guardiola është njoftuar me një rekord të ri, por negativ në karrierën e tij shumë të trofeshme.  

    Manchester City u mposht me rezultat 3-1 nga Real Madridi në ndeshjen e dytë të fazën ‘play-off’ në Ligën e Kampionëve.

    Humbja nga Los Blancos konfirmoi formën e dobët të ‘Qytetarëve’ këtë sezon, të cilët shijuan humbjen e 13-të deri tani në edicionin 2024/25.

    Kjo humbje shënon numrin më të madh të humbjeve të trajnerit Guardiola në një sezon të vetëm gjatë karrierës së tij menaxheriale.

    54-vjeçari spanjoll nuk ka shijuar kurrë më parë 13 humbje në një edicion të vetëm në të gjitha garat.

    Si rezultat, City është eliminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa në Ligën Premier, aktualisht është në vendin e katërt me 44 pikë nga 25 ndeshje.

    Sezoni i vështirë i Cityt vazhdon pasi ata luftojnë për të rifituar dominimin e tyre të mëparshëm, me Guardiolën që po përballet me sfida të paprecedentë në mandatin e tij.

    Lajmi Paraprak

    Hyn në fuqi kufizimi i marzhës, pritet ulja e çmimeve për 1000 produkte

    Lajmi i rradhës

    Mbetet në fuqi ndalesa për mbajtjen e mjekrës në ushtri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë