Pochettino: Lionel Messi lojtari më i mirë në botë

    Foto: Paris Saint-Germain

    Mauricio Pochettino ka folur për mediat përpara ndeshje që Paris Saint-Germain e zhvillon në “Santiago Bernabeu” të mërkurën mbrëma dhe argjentinasi ka deklaruar se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë.

    Të mërkurën mbrëma, Pochettino do të kërkojë kalimin tutje, pasi që skuadra e tij fitoi ndeshjen e parë me rezultat 1-0.

    “Messi është më i miri në botë me shtatë trofe të “Topit të Artë”, ne kemi lojtarë të mëdhenj që aspirojnë të jenë më të mirët”.

    “Forma e Kylian [Mbappe] flet vetë. Ai është ndër ata lojtarë që janë më të mirët dhe që shkëlqejnë më shumë”, ka thënë Pochettino.

    Mbappe duket se do të jetë gati për të filluar ndeshjen në kryeqytetin spanjoll dhe trajneri i tij është i bindur se ai nuk do të ndikohet nga ndonjë bisedë apo spekulim jashtë fushës.

    “Ne jemi të qetë për Kylian, le të jemi të qartë për këtë. Ai është i pjekur përtej viteve të tij”.

    “Nuk kam asnjë shqetësim për Kylian. Performanca e tij nuk do të ndikohet nga gjithçka që ndodh rreth tij”, deklaroi trajneri.

    Real Madridi pret PSG -në në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve në orën 21:00 mërkurën.

    Parisienët kanë një epërsi të përgjithshme 1-0. 

    Lajmi Paraprak

    Pse reagimet e ashpra kulturore kundër rusëve janë të gabuara

    Lajmi i rradhës

    Për pastërtinë e gjuhës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë