Pogba mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit në United

    Mesfushori francez ka pësuar një lëndim në stërvitje me kombëtaren e tij, dhe muaji janar thuhet të jetë data e rikthimit nga lëndimi.

    Humbja kundër Manchester Cityt mund të jetë ndeshja e fundit e Paul Pogbas në fanellën e Manchester United, raporton “Sun”.

    Spekulohet se krerët e “Djajve të Kuq” nuk janë më të interesuar në rinovimin e kontratës së tij, dhe mund ta largojnë Pogban nga skuadra këtë janar.

    Në fakt, raportohet se gjigandi anglez mund të mos e aktivizojë më Pogban deri sa ai të largohet si lojtar i lirë në qershor, edhe nëse ai rikthehet më herët nga lëndimi.

    Paul Pogba ka kontratë aktuale me Manchester United deri më 30 qershor të vitit 2022, ku për skuadrën angleze ka bërë 219 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 38 gola dhe 49 asistime mbi emrin e tij.

    Lajmi Paraprak

    Nuhiu: Opozita nuk ka asht dhe mund të flet çfarë të dojë

    Lajmi i rradhës

    Rutte përkrah hapjen e negociatave, ngre shqetësim për ndërhyrjet ruse në Ballkan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë