Nuhiu: Opozita nuk ka asht dhe mund të flet çfarë të dojë

    Në debatin për zhvillimet e fundit në Maqedoni, zyrtari i lartë i BDI-së, Agim Nuhiu dhe Arben Taravari i ASH-së kanë polemizuar rreth shumicës së re parlamentare në RMV. Nuhiu i ka replikuar Taravarit përderisa ai ka folur për rrëzimin e qeverisë, duke thënë se VMRO-DPMNE e ka përgjysmuar ASH-në në këto zgjedhje dhe tani duke u bashkuan me partinë “E majta” në mocionin e vetëbesimit të qeverisë dhe ASH do të falimentojë përfundimisht, përcjell Nistori.

    “Gjuha e opozitës nuk ka asht dhe mund të flet çfarë të dojë. Megjithatë qytetarët shqiptarë u kanë demantuar (ASh-në), se është pikërisht VMRO-DPMNE që u pëgjysmoi në zgjedhjet vendore. Legjitimitetin real aktiv tek shqiptarët e ka Bashkimi Demokratik për Integrim. Është fakt notor se VMRO-DPMNE e ka përgjysmuar (ASH-në). Tani më nga frika, se parti “E majta” do të hap procedurën e falimentimit të zotëri Taravarit dhe do të bjerë në në insolvencë politike. Kjo do të shihet në ditët në vijim. Sa i përket çështjeve që ne kemi administruar me VMRO-në, po kemi administruar, sepse shqiptarët na kanë dhënë verdiktikin për të ulur në mënyrë transparente, me program, me plan aksional dhe kuadër adekuat”, deklaron Nuhiu.

    Nuhiu ka shtuar se nuk ka turp më të madh se të bashkëpunosh me partinë që s’e njeh Kosovën, që është kundër integrimeve, kundër marrëveshjeve paqësore, kundër NATO-së e ShBA-së, duke aluduar në partinë “E majta”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rama konsideron se integrimin e RMV-së në BE e ka penguar ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë

    Lajmi i rradhës

    Pogba mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit në United

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë