Pogba nuk e do largimin nga Juventusi

    Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, nuk është i interesuar të largohet nga klubi italian për të ndjekur një karrierë në Arabinë Saudite.

    Problemet me lëndim ia pamundësuan francezit që të luante në edicionin e kaluar përkundër rikthimit me shumë bujë te Bianconerët.

    Derisa Zonja e Vjetër është duke e shqyrtuar mundësinë e shitjes, klubet saudite raportohet të kenë përgatitur ofertë deri në 100 milionë euro në sezon për 30-vjeçarin.

    Mirëpo, sipas L’Equipe, ai dëshiron të luajë në nivelin më të lartë të futbollit duke refuzuar kalimin në Saudi Pro League në këtë fazë.

    Gazeta franceze raporton se Pogba dëshiron të kthehet në formën më të mirë në sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të luajë ne Francën në Euro 2024. 

    Lajmi Paraprak

    Shqipëri, baret dhe restorantet “në hall” u largohen edhe të punësuarit nga Azia!

    Lajmi i rradhës

    Jo vetëm Maqedonia, edhe Ballkani po plaket

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë