Policia e Izraelit ka ardhur në Kosovë për t’i kontrolluar futbollistët shqiptarë (Video)

    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi para ndeshjes Kosovë-Izrael ka thënë se në aeroportin e Kosovës ka pasë policë të Izraelit për t’i kontrolluar futbollistët e përfaqësues së Kosovës, përcjell Nistori.

    “Në aeroportin tonë të Kosovës ka pasë policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”.

    Ndeshja do të zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë.

    Ndeshja Kosovë-Izrael zhvillohet këtë të dielë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja e parë e zhvilluar në Tel-Aviv ishte mbyllur baraz 1-1.

    Ndryshe, përfaqësuesja e Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aeroportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.

    Përballja me Izraelin ka qenë e planifikuar për muajin tetor, por ajo u shty për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Problemet e adoleshentëve që nuk ua thonë prindërve

    Lajmi i rradhës

    Sa e rrezikshme mund të jetë të mos e pastrosh kurrë furrën?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë