Primoz Glihas emërohet trajner i ri i përfaqësueses së Kosovës

    Ashtu siç raportoi Telegrafi pak çaste më parë, Primoz Gliha është emëruar trajner i ri i Përfaqësueses së Kosovës.

    Ka qenë faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës që ka konfirmuar se Gliha do të jetë në krye të Kosovës.

    Slloveni do të ketë në staf edhe trajnerët Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

    “Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për çështje të ndryshme me rëndësi për futbollin kosovar si dhe për ecurinë e përgatitjeve për edicionin e ri të garave”.

    “Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024”.

    “Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards”.

    “KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare”.

    “Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A”, thuhet në njoftimin e FFK-së. 

    Lajmi Paraprak

    Komunat në RMV vazhdojnë të mos kenë zgjidhje për problemin me qentë endacakë

    Lajmi i rradhës

    Vdekja e së vërtetës: Kur propaganda dhe “faktet alternative” e pushtuan botën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë