PSG dhe Manchester City, klubet që fitojnë por nuk e kanë fituar kurrë titullin në Ligën e Kampionëve

    PSG e Mauricio Pochettino dhe Manchester City i Pep Guardiola janë aktualisht dy nga klubet më të fuqishme ekonomikisht në futbollin evropian.

    Investimet nga Katari, kanë bërë që këto dy klube të jenë ndër më të mira për momentin: të dyja janë kandidatë për Ligën e Kampionëve 2021/22 dhe dy nga rivalët me më shumë talent në skuadrat e tyre .

    Sidoqoftë, si francezët ashtu edhe britanikët janë ndër katër klubet që kanë arritur më shumë fitore pa e fituar titullin asnjëherë në histori.

    Aty janë Arsenalit (me 83 fitore), i ndjekur nga PSG (66), Olympique Lyon (58) dhe Manchester City (49).

    10 skuadrat kryesore me më shumë fitore pa titull janë si më poshtë: Arsenal (83), PSG (66), Olympique Lyon (58), Manchester City (49), Valencia (48), Atlético de Madrid (48), Olympiacos (40), Benfica (37), Roma (36) dhe Bayer Leverkusen (36).


    Real Madrid, lider në tituj

    PSG dhe Manchester City, me një finale të humbur secila, duan të hyjnë në historinë e Ligës së Kampionëve dhe të jenë pjesë e grupit të zgjedhur të kampionëve. Aktualisht, 22 skuadra janë ato që kanë të paktën një titull në vitrinat e tyre.

    Real Madridi (13) zotëron më së shumti, i ndjekur nga AC Milan (7), Bayern (6), Liverpool (6), FC Barcelona (5) dhe Ajax (4).

    Lista prej 22 skuadrave që kanë fituar trofe: Real Madrid (13); AC Milan (7); Bayern dhe Liverpool (6); FC Barcelona (5); Ajax (4); Inter dhe Manchester United (3); Juventus, Benfica, Chelsea, Nottingham Forest dhe Porto (2); dhe Celtic, Hamburg, Steaua Bukuresht, Marseille, Dortmund, Feyenoord, Aston Villa, PSV dhe Zvezda(1).

    Lajmi Paraprak

    OBSH-ja më pesimiste për fundin e pandemisë

    Lajmi i rradhës

    Rama: Në Shqipëri refugjatët afganë mund të qëndrojnë sa të duan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë