PSG ndalon shitjen e fanellave të Kylian Mbappes

    Paris Saint-Germain ka ndaluar shitjen e fanellave të Kylian Mbappes në uebfaqen e tyre, pasi ai është afër një kalimi te Real Madridi.

    Superylli francez ka qenë shumë i lidhur me një transferim në Bernabeu këtë verë me skadimin e kontratës së tij me PSG që ndodhë më 30 qershor. Është raportuar se ai do të refuzojë një rinovim nga skuadra franceze në favor të një kalimi te Los Blancos.

    PSG ka bërë përpjekje ekstreme për të bindur 23-vjeçarin që të qëndrojë me ta gjatë sezonit duke paraqitur oferta të shumta për kontrata, por anësori ka insistuar që të jetë lojtar i lirë. Duket se ata tani më në fund e kanë pranuar humbjen se ai po shkon drejt derës së daljes pasi sulmuesi pretendoi se “pothuajse ka marrë vendimin e tij” me një njoftim që pritet këtë javë.

    Klubi i Ligue 1 ka hequr opsionin që tifozët të blejnë fanella me emrin e Mbappes në anën e pasme në faqen e tyre zyrtare.

    Siç tregon imazhi më poshtë, numrat janë renditur nga ‘Gjashtë – Marco Verratti’ në ‘Tetë- Leandro Paredes’ dhe anashkalojnë ‘Shtatë – Mbappe’.

    Lojtari deklaroi të dielën mbrëma në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UNFP, ku ai mori çmimin e tij të tretë radhazi si Lojtari i Vitit në Ligue 1, se e ardhmja e tij do të vendoset brenda “çështje ditësh”.

    Mbappe ka qenë gjithashtu i lidhur me Liverpoolin, por nuk ka gjasa që klubi nga Anfield të ndërhyjë në strukturën e tyre të pagave për të akomoduar pagën e madhe të francezit. 

    Një opsion për një fanellë me Kylian Mbappe dhe numrin shtatë në shpinë nuk është i disponueshëm në faqen franceze të PSG-së.
    Lajmi Paraprak

    Analiza | Rebusi i gazit në Europë

    Lajmi i rradhës

    Besimi në mjekësi si mjet i ndikimit rus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë