PSG publikon listën për derbin ndaj Manchester Cityt

    Paris Saint-Germain është mysafir i Manchester Cityt në përballjen që luhet të mërkurën e kësaj jave (nesër) në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

    Skuadra franceze e kishte fituar përballjen e parë në shtëpi me rezultat 2-0, derisa nesër mbrëma e pret një takim i vështirë.

    PSG tashmë ka publikuar listën me lojtarët e ftuar, derisa në sy bije edhe prezenca e Sergio Ramosit.

    Mbrojtësi spanjoll u larguar nga Real Madridi në verën të këtij viti, duke u transferuar më pas në Parkun e Princave si lojtar i lirë.

    Por, edhe pse u transferuar në verë, ai ende nuk ka arritur të debutojë për skuadrën parisienë, e që në përballjen ndaj Manchester Cityt, mund të luajë pak minuta në pjesën e dytë.

    Ramos ende nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike, andaj Mauricio Pochettino nuk mund të rrezikojë të luajë me të nga fillimi.

    Lajmi Paraprak

    Jetojmë nga një tragjedi në tjetrën!

    Lajmi i rradhës

    Bjellorusia po kthen migrantët në vendlindje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë