PSG refuzon shkëmbimin e Icardit me Arthur Melon

    Juventusi është tejet i interesuar që të rikthejë Mauro Icardin në Serie A.

    Sulmuesi argjentinas në të kaluarën ishte pjesë e Interit dhe që atëherë Zonja e Vjetër kishte kërkuar transferimin e tij.

    Por, Nerazzurët kishin refuzuar shitjen e lojtarit te Juventusi, duke arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain.

    Tani, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Biankonerët janë të gatshëm që të ofrojnë Arthur Melon si pjesë e shkëmbimit me Icardin.

    Mirëpo, klubi nga Ligue 1 e ka refuzuar këtë opsion, pasi kërkon vetë të holla për sulmuesin argjentinas.

    Juventusi e do me ngulm transferimin e Icardit, andaj mund të tentojë edhe me ndonjë lojtar tjetër dhe një pjesë të parave.

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët pa fëmijëri

    Lajmi i rradhës

    Në Shqipëri nga katër janari mos shkoni pa PCR test ose certifikatë vaksinimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë