PSG tenton edhe transferimin e Ansu Fatit

    Paris Saint Germain pritet ta kompletoj transferimin e sulmuesit francez Ousmane Dembele nga Barcelona.

    Megjithatë kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona mund të mbetet pa një tjetër yll në repartin ofensivë.

    Mediat spanjolle raportojnë se trajneri Luis Enrique u ka kërkuar drejtuesve që t’i dërgojnë në Paris edhe Ansu Fatin.

    20-vjeçari preferohet nga tekniku i PSG-së, i cili ka punuar me të në kohën kur ishte trajner i Spanjës dhe i di mirë cilësitë e talentit të madh spanjoll.

    Edhe pse Fati ka një kontratë afatgjate me Barcelonën dhe me një klauzolë të lartë largimi, një ofertë e PSG-së rreth 100 milionë euro mund të ndryshojë mendjen e Barcelonës për të lënë të lirë lojtarin.

    Interesim për 20-vjeçarin ka shprehur edhe gjiganti anglez Arsenal, por edhe disa skuadra nga Arabia Saudite.

    Lajmi Paraprak

    A ju shton kafja në peshë? Ja çfarë thonë dietologët

    Lajmi i rradhës

    Ndotja e ajrit | Në një vit, 1.3 milionë njerëz në botë vdesin për këtë arsye

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë