Ronaldo ka vetëm dy mundësi për të ardhmen

    Cristiano Ronaldo është në kërkim të një klubi të ri pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United dhe mediumi spanjoll AS shkruan se ka vetëm dy mundësi – të shkojë në Katar ose Arabinë Saudite.

    Derisa të gjejë një klub të ri, pra pas rënies së Portugalisë nga Botërori, ai stërvitet në qendrën sportive të Real Madridit.

    AS shkruan se asnjë klub që garon në Ligën e Kampionëve nuk është i interesuar për Ronaldon.

    Kujtojmë se sulmuesi 37-vjeçar dëshironte të largohej nga United këtë verë dhe të nënshkruante për një klub që luan në kompeticionin elitar të klubeve.

    Ndërkohë, u shfaq një ofertë nga Al Nassr, sipas së cilës Ronaldo do të fitonte 200 milionë euro në vit dhe kështu do të bëhej futbollisti më i paguar. Megjithatë, ai ende nuk e ka pranuar këtë opsion.

    Spanjollët besojnë se Ronaldo mund të shkojë vetëm në Lindjen e Mesme.

    Së bashku me Al Nassr, ai mori ftesë edhe nga Al-Saadd i Katarit, ku mund të luante me lojtarë si Andre Ayeë dhe Santi Cazorla.

    Lajmi Paraprak

    Pasojat e ndryshimeve klimatike në vitin 2022 përmes fotografive

    Lajmi i rradhës

    Dibra kërkon kthimin e kompetencave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë