Dibra kërkon kthimin e kompetencave

    Dibranët ankohen në punën e Gjykatës të Kërçovës për shkak të vonesës në zgjidhjen e lëndëve gjyqësore të cilët në përputhje me ligjin për gjykata duhet të zgjidhen në Kërçovë. Problemet të mungesë të gjykatësve në Gjykatën e Kërçovës drejtpërdrejt ka ndikuar edhe në bllokimin e shumë lëndëve gjyqësore që kanë subjektet juridike si dhe fizike në këtë gjykatë. Problemi, thonë dibranët, duhet të tejkalohet duke kthyer kompetencat gjykatës së Dibrës. Në këtë drejtim janë edhe angazhimet të udhëheqësisë të Gjykatës Themelore në Dibër e cila në kontinuitet kërkon t’i kthen kompetencat që ka patur para ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për gjykata.

    Kryetari i Gjykatës Themelore në Dibër, Mersim Marku duke komentuar vonesën të zgjidhjes së lëndëve gjyqësore nga Gjykata e Kërçovës, thotë se me të drejt shumë dibran dhe subjekte juridike kanë probleme me mos zgjidhjen në kohë të lëndëve gjyqësore në Kërçovë. Me ndryshimet dhe plotësimet të Ligjit për Gjykata, faktikisht të gjithë lëndët të komunave Dibër dhe Qendër Zhupë që janë mbi vlerën të mbi 50 mijë eurove, lëndëve që kanë të bëjnë me minoren por edhe lëndëve tregtare, janë aktualisht në kompetencë të Gjykatës së Kërçovës, thotë Marku, ndërsa shton se me situatën që është prezente në Gjykatën e Kërçovës shumë lëndë kanë ngelur të pazgjidhura.

    “Gjatë muajit qershor të këtij viti si kryetari i Gjykatës së Dibrës kam ngritur iniciativë deri tek propozuesi i autorizuar për ndryshime dhe plotësime të ligjit me qëllim që Gjykatës së Dibrës t’i kthehen kompetencat ashtu siç i ka patur më parë. Këtë iniciativë në mënyrë zyrtare e kamë dërguar më 21 qershor të vitit 2022 në adresë të Ministrisë të Drejtësisë, dhe të gjithë institucioneve kompetente në vend”, thotë kryetari i gjykatës së Dibrës, Mersim Marku.

    Me kthimin e kompetencave do të objektivizohet e drejta e çdo qytetari të gjykohet aty ku ka lindur, por njëkohësisht do të tejkalohet edhe problemi i harxhimeve materiale që bëjnë dibranët për lëndët që janë në Kërçovë. Kthimi i kompetencave faktikisht do të ndikoj në uljen e lëndëve të gjykatës në Kërçovë, dhe Gjykatës së Dibrës do t’i kthehen ata kompetenca që i ka patur. Gjykata Themelore e Dibrës deri tani ka patur disa herë kërkesa për kthimin e kompetencave por deri tani ata nuk janë marrë parasysh. Më parë për lëndët që tani është kompetente Gjykata e Kërçovës ka qenë kompetente gjykata e Gostivarit.

    Por duhet thënë se edhe në Dibër në Gjykatën Themelore mungojnë gjykatësit. Sipas kryetarit Mersim Marku aktualisht aktiv janë tre gjykatës dhe mungojnë edhe dy gjykatës të tjerë. Por pa marrë parasysh këtë fakt, thotë Marku , dinamika e gjykimeve realizohet pa probleme dhe rezultatet janë evidente. Kërkesë për kthimin e kompetencave të Gjykatës Themelore të Dibrës e kanë përshëndetur si sektori joqeveritar por edhe pushteti vendor. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Ronaldo ka vetëm dy mundësi për të ardhmen

    Lajmi i rradhës

    Një “buldozer europian” për ndryshimet kushtetuese!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë