Gazetar: Faton Zylbeari
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes KF Shkëndija dhe KF Shkupi 1:0 për Shkëndijën. Pas 45 minutave të pjesës së parë, Shkëndija ka shkuar në epërsi me rezultatin 1:0 ndaj KF Shkupit, njofton Nistori
Besart Ibrahimi ka shënuar golin e parë në këtë takim, por në portat e të dy klubeve nuk kanë munguar edhe tentativat për gola
Përditësim
KF Shkupi ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Shkëndijës 1:1. Golin e ka shënuar Adem Ali në minutën e 10 të pjesës së dytë. /Nistori/
Ka ardhur edhe zëvendësimi i parë nga radhët e KF Shkëndijës. Golashënuesi më i mirë disa herë në LPFRMV, Besart Ibrahimi. Në vend të vend të tij është inkuadruar lojtari me numrin 99, Rubin Hebaj.
Poashtu është larguar nga loja, Valmir Nuhiu për t’u zëvendësuar nga lojtari me numër 9, Elezi. Ky është zëvendësimi i dytë nga radhët e Shkëndijës.
Në ndërkohë janë futur në tribuna edhe Ballistët, por momentalisht sigurimi mundohet t’i largojë, sepse sipas protokollit nuk lejohet ndeshja me tifozë. Përndryshe Ballistët janë duke ndjekur ndeshjen para stadiumit nëpërmjet një videoprojeksioni. /Nistori/