Mukoski e padit Maqedoninë për paraburgimin, mund të fitojë disa mijëra dollarë!

    Qeveria nuk zbulon nëse shteti do të merret vesh me Kërsto Mukoskin, pasi ai e paditi në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg. Pasi ish-deputeti i VMRO-DPMNE, u amnistua në fund të vitit 2018, sepse ai hapi dyert e Kuvendit në 27 prill, dhe ndodhi dhuna, Mukoski tani kërkon që shteti t’i paguajë dëmshpërblim. Mukoski konsideron se ishte paraburgosur në mënyrë të paligjshme, sepse kishte imunitet deputeti. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se tani për tani procedura është sekrete.

    “Çdo procedurë e tillë mund të përfundojë me një marrëveshje. Afatet përcaktohen nga gjykata”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

    Qeveria tani duhet të dërgojë përgjigje në gjykatën e Strasburgut për pyetjet e mëposhtme:

    Rasti Mukoski kundër Maqedonisë
    “A ishte privimi i pretenduar nga liria dhe paraburgimi i aplikuesit në 28 nëntor 2017 në përputhje me procedurën e parashikuar nga ligji, sepse në atë kohë gëzonte dhe thirrej në imunitetin e tij të deputetit?”.

    “A ishin arsyet e dhëna nga gjykatat të mjaftueshme për paraburgim?”

    Ish-gjykatësja në gjykatën e Strasburgut shpjegon se ekziston një instrument i quajtur “marrëveshje miqësore”.

    Sigurisht që shteti duhet të bëjë një vlerësim, sepse duhet ta bëjë atë marrëveshje miqësore. “Pra, shteti vlerëson se të gjithë elementët që janë në këtë rast, rrethanat e rastit, gjithçka që është e rëndësishme e vlerëson dhe vendos, nëse do të arrihet ajo marrëveshje miqësore apo jo – deklaroi Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në Strasburg.

    Për të votuar për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit, Kërsto Mukoski u amnistua nga faji në rastin e 27 prillit, së bashku me kolegët e tij deputetë nga VMRO – DPMNE, Sasho Vasilevski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçulovski dhe Ljupço Dimovski. 16 të pandehurit e tjerë u dënuan me total 211 vjet burg, për rrezikimin terrorist të rendit kushtetues./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shkëndija vs Shkupi | Rezultati dhe golat (Foto)

    Lajmi i rradhës

    Përfundoi me barazim loja Shkëndija vs Shkupi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë