Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë bashkë kampionatin Euro U21

    Tifozët shqiptarë shpalosin baner me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës në Ligën e Kombeve, Pragë, Çeki, shtator 2024.

    Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkëorganizatore të Kampionatit Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët në vitin 2027.

    Më 4 shkurt, UEFA konfirmoi se ky kampionat do të organizohet nga dy shtetet e Ballkanit Perëndimor.

    Kur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi në muajin maj të vitit të kaluar se u bë bashkë me atë të Serbisë për ta planifikuar organizimin e turneut me 16 kombëtare, i cili zhvillohet çdo dy vjet, ajo u përball me shumë kritika, sidomos në Kosovë.

    Ndërkaq, grupi zyrtar i mbështetësve të Shqipërisë, i njohur si “Tifozat Kuq e Zi”, kishte kërcënuar se do ta ndërpresë mbështetjen për kombëtaren, për shkak të këtij organizimi.

    Si Shqipëria, ashtu edhe Serbia, janë përballur me sanksione nga organi qeverisës i futbollit evropian për shkak të incidenteve mes tifozëve.

    Më 2014 në Beograd ndodhi një incident gjatë ndeshjes mes dy ekipeve, kur një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” hyri në stadium, gjë që nxiti një përleshje mes lojtarëve të Shqipërisë dhe Serbisë dhe ndaj tifozëve.

    Pavarësisht këtyre incidenteve, federatat e Shqipërisë dhe Serbisë u bënë bashkë vitin e kaluar dhe planifikuan organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit.

    Për këtë kampionat kërkohen tetë stadiume, ku do të luhen 31 ndeshje.

    UEFA tha se ndeshja hapëse e kampionatit do të mbahet në Serbi, ndërkaq ndeshja finale në Shqipëri. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Taravari: qeveria kërkon garanci për ndryshimet kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Grenelli publikoi fondet e USAID-it për shtetet e Ballkanit Perëndimor për katër vitet e fundit

    Lajme tjera

    Xavi i lumtur me Dembelen

    Ousmane Dembele ka shkëlqyer natën e mbrëmshme, kur Bxaviarcelona mori një fitore spektakolare 4-0 ndaj Athletic Bilbaos. Sulmuesi…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë