Lampard zgjedh pesë lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur me ta gjatë karrierës së tij

    Legjenda e Chelseat, Frank Lampard, ka zgjedhur ish- sulmuesin e Manchester Cityt , Sergio Aguero në listën e pesë bashkëlojtarëve të tij më të mëdhenj që ka luajtur me ta në karrierën e tij të  shkëlqyer.

    Duke etiketuar Agueron si lojtar i “klasit botëror”, ish-lojtari dhe trajneri i Chelseat ka deklaruar se argjentinasi e përdorte aftësinë e tij të golave edhe në stërvitje.

    43-vjeçari gjithashtu ka folur mirë për rekordin e Agueros në Manchester City.

    “Unë nuk isha në Man City gjatë, por menjëherë e pash se ai djalë [Aguero] ishte i klasit botëror. Golat që ai shënonte në fushën e stërvitjes çdo ditë ishin të frikshëm dhe e bënte atë edhe në fushë”.

    “Ju vetëm duhet ta shikonin rekordin e tij që kur erdhi në City për të vlerësuar se çfarë klasi është ai. Ishte mrekullueshëm që luajta me të”, ka thënë Lampard për Planet Football.

    Frank Lampard kaloi vetëm një sezon (2014-15) me Manchester Cityn pasi u largua nga Chelsea.

    Ish-reprezentuesi anglez bëri 38 paraqitje për Cityzens, duke shënuar tetë herë, duke përfshirë një gol kundër Chelseat në Etihad Stadium.

    Katër shokë të tjerë të skuadrës që zgjodhi Lampard përfshinin Gianfranco Zola, Eden Hazard, John Terry dhe Didier Drogba.

    Lajmi Paraprak

    Kontakti me natyrën redukton ndjenjën e vetmisë

    Lajmi i rradhës

    Çka do të ndodhë me objektet që nuk i plotësojnë kushtet për t’u legalizuar?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë