“Shvercerat” i drejtohen presidentit të FC Shkupit: largohuni dhe mos prisni që ne t’ju largojmë!

    Nga tifo grupi “Shvercerat” përmes një shkrimin kanë reaguar ndaj kryetarit të FC Shkupi, pasi ky klub pësoi humbje ditë më parë nga KF Vardari. “Shvercerat” kërkojnë largimin e presidentit të klubit, si dhe aktivizimin e lojtarëve nga akademia e klubit, përcjell Nistori.

    “Shkupi është i etur për trofe dhe arritje, por ne nuk mund të arrijmë sukses nëse nuk luajmë dhe punojmë me pasion dhe përkushtim për këtë klub. Janë të shumtë futbollistët e rinj shqiptarë nga akademia jonë që janë gati të japin gjithçka për ngjyrat e këtij klubi. Shkupi meriton më shumë, pasi përfaqëson jo vetëm një klub, por edhe historinë dhe traditën që kemi ndërtuar dhe përcjellë brez pas brezi; mishëron krenarinë e shqiptarëve në këtë qytet. Nëse nuk ju pëlqen ky klub, atëherë duhet të shkoni. Ne jemi ata që e kemi transformuar këtë klub nga hiçi, duke u ngjitur nga liga e tretë në statusin kampion. Ne jemi përballur me sfida më të vështira se sa sot dhe kemi gjetur gjithmonë një rrugë përpara. Ne nuk kemi nevojë për individë si ju që shqetësohen vetëm për përfitimet personale dhe jo për mirëqenien e klubit. Nëse nuk i merrni më seriozisht këto qështje, atëherë largohuni dhe mos prisni që ne t’ju largojmë. Shkupi është i Shvercerave, i shkupjanëve, i Shqiptarëve”, shkruan Shvercerat Shkup.

    Lajmi Paraprak

    Bie numri i vrasjeve në Kosovë, shtohen dukshëm rastet e dhunës në familje

    Lajmi i rradhës

    Ngecin ndihmat për personat me aftësi ndryshe në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë