Tetovari Nedim Bajrami i lumtur me golin dhe fitoren: Shpresoj që të shënoj sërish

    Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore me rezultat komod 2-0 ndaj Moldavisë.

    Kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, ku Jasir Asani dhe Nedim Bajrami realizuan golat e fitores.

    Një nga futbollistët më të mirë në fushë ishte padyshim Nedim Bajrami, që bëri një nga paraqitjet më të mira prej se është pjesë e kuqezinjve.

    Pas ndeshjes Bajrami tha se është i lumtur me tre pikët, por edhe me golin e parë.

    “Jemi të lumtur që fituam dhe për golin e parë me Shqipërinë, kemi rrugë para dhe jemi një skuadër që besojmë dhe japim maksimumin. Edhe në ndeshjen e parë me Poloninë luajtëm mirë, mungoi goli, por tani fituam. Vëmendja shkon te ndeshja e radhës në udhëtim ndaj Ishujve Faroe”.

    “Pozicioni në fushë, luani aty ku dëshironi në skemën 4-2-3-1? Është pozicioni im i preferuar, tani duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës dhe shpresoj të shënoj sërish”.

    “Futbolli kështu e ka, tani është Sylvinho në stol dhe luaj në pozicionin e preferuar me skemën e preferuar. Erdhi edhe goli dhe shpresoj që të shënoj sërish”, u shpreh Bajrami. 

    Lajmi Paraprak

    Pas fitores së Shqipërisë ndaj Moldavisë, Asani: Nuk do ta harroj këtë mbrëmje, dua të vazhdoj kështu

    Lajmi i rradhës

    A do të rriten çmimet në Kosovë nga ndalimi i mallrave serbe?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë