Thiago Motta ka pranuar të drejtojë Juventusin, detajet e marrëveshjes

    Duket se tashmë është e kryer që Thiago Motta do të jetë trajner i Juventusit në sezonin e ri në Serie A.

    Braziliani me nënshtetësi italiane do të takojë nesër (e enjte) bordin e klubit të Bolognas, ku edhe do t’ua kumtojë vendimin e tij.

    Sipas Sky Itala, 41-vjeçari do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Zonjën e Vjetër, ku do të përfitojë pesë milionë euro në vit.

    Me Mottan në krye Juve tashmë ka edhe tre objektiva në tregun e transferimeve: Teun KoopmeinersRiccardo Calafiori dhe Michele Di Gregorio.

    Ish-lojtari i ekipeve të mëdha evropiane ka nisur karrierën si trajner në mënyrën më të mirë të mundshme, aktualisht Bologna e tij renditet në vendin e tretë në Serie A.

    Lajmi Paraprak

    Migrantët në Irlandë – Midis fronteve me çadra plastike

    Lajmi i rradhës

    Rusia kërkon ndryshim të kufijve në Detin Baltik, reagon Finlanda

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë