Thierry Henry tregon se kush është Ronaldo i ‘vërtetë’

    Sulmuesi legjendar francez, Thierry Henry ka thënë se të gjithë mund të ndalojmë së thirruri sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldon me emrin ‘Ronaldo’.

    Për vite me radhë ka mbretëruar konfuzioni në bisedat e futbollit pasi tifozëve u është dashur të shpjegojnë saktësisht se kë kanë menduar kur thonë emrin ‘Ronaldo’.

    Sigurisht, ka pasur kohë kur konteksti ka diktuar saktësisht se për kë po flet dikush, si kur dikush fliste për Unitedin, ose se si një goditje dënimi fluturon mbi murin mbrojtës.

    Megjithatë, ka pasur edhe shumë raste kur dikush është dashur të shpjegojë se nuk është duke folur për pesë herë fituesin e Topit të Artë dhe në vend të kësaj për sulmuesin e Brazilit, fitues të Kupës së Botës më 2002.

    Por, kjo përfundon tani, me Henry që thotë se emri ‘Ronaldo’ i referohet vetëm Ronaldo Luis Nazario de Limas, ose ‘Ronaldo i vërtetë’ dhe ‘Cristiano’ i referohet sulmuesit të United.

    I pyetur në emisionin televiziv ‘In the Mixer’ nëse ai kishte kërkuar ndonjëherë fanellën e një lojtari tjetër, Henry potencoi se vetëm brazilianit Ronaldo.

    “Ronaldo. R9. Ronaldo i vërtetë. Për mua, sa Ronaldo i njihje duke u rritur?”, ka thënë fillimisht Henry.

    “Ai i vërteti? Ta quajmë atë “Ronaldo i vërtetë” tani kur kemi Cristianon…”, u përgjigj Carragher.

    “Ronaldo është R9. Cristiano është Cristiano Ronaldo”, u përgjigj francezi.

    Lajmi Paraprak

    Qitro, përfitimet shëndetësore të këtij agrumi

    Lajmi i rradhës

    Policia e Kosovës mbyll disa “rrugë ilegale” për parandalimin e kontrabandës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë