Tifozët e Atletico Madridit shfaqin pankartën që tregon se nuk e duan Ronaldon

    Tifozët e Atletico Madridit i bënë të njohura ndjenjat e tyre për thashethemet e vazhdueshme për transferimin e Cristiano Ronaldos me një pankartë ku shkruhet “CR7 Not Welcome” apo “CR7 nuk është i mirëpritur”, gjatë miqësores së tyre parasezonale kundër Numancia.

    Skuadra e Diego Simeone ka qenë e lidhur fort me një lëvizje për sulmuesin portugez, i cili ka kërkuar largimin nga Untiedi këtë verë.

    37-vjeçari është i etur për të luajtur futboll në Ligën e Kampionëve në muajt e ardhshëm dhe me portugezin në vitin e tij të fundit të kontratës, duket se Ronaldo mund të largohet nga Old Trafford në një të ardhme jo shumë të largët.

    Ronaldo, i cili beson se i kanë mbetur edhe tre ose katër vjet në nivelin më të lartë, zhvilloi bisedime “sy më sy” me zyrtarët e Unitedit të martën në mëngjes së bashku me agjentin e tij, Jorge Mendes.

    Mendes po përpiqet të bëjë më të mirën për të siguruar largimin e klientit të tij, por pasi Chelsea dhe Bayern Munich refuzuan mundësinë për të nënshkruar me pesë herë fituesin e Topit të Artë, u përfol një transferim te Atletico Madridi.

    Megjithatë, një lëvizje te Atletico duket e pamundur, pasi ashtu e cilësoi në një intervistë presidenti i klubit, Enrique Cerezo.

    “Nuk e di kush e shpiku këtë histori për Cristiano Ronaldon te Atletico Madrid. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë i pari i klubit spanjoll.

    Një ditë pasi Cerezo bëri këto komente, edhe tifozët e Atleticos kanë vendosur “gozhdën e fundit në arkivol”.

    Gjatë ndeshjes së tyre parasezonale kundër Numancias të mërkurën, një numër i tifozëve mbajtën një pankartë ku shkruhej “Ronaldo nuk është i mirëpritur”.

    Disa foto të pankartave u shfaqën në rrjetet sociale gjatë ndeshjes të së mërkurës dhe tashmë është bërë virale. 

    Lajmi Paraprak

    A i ndihmoi lufta shoqëritë të bëheshin më të mëdha dhe më komplekse?

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria dhe ShBA-ja shënojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë