Tashmë zyrtare: Messi lojtari më i ri i PSG-së

    Foto: PSG

    PSG tashmë e ka zyrtarizuar transferimin e Lionel Messit, në ekipin e tyre.

    Pas kalimit të testeve mjekësore, ylli argjentinas tashmë është lojtari më i ri i francezëve.

    “Një diamant i ri në Paris”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter nga PSG, teksa konfirmohet bashkëpunimin ndërmjet Messit dhe PSG-së.

    Messi ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me ish-kampiontë francezë, me mundësinë për një vit të tretë.

    “Nënshkrimi i Leos riforcon aspiratat e Paris Saint-Germainit, si dhe u siguron tifozëve besnikë të klubit, jo vetëm një skuadër jashtëzakonisht të talentuar, por edhe momente të mrekullueshëm futbolli në vitet në vijim”, thuhet në njoftimin e PSG-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka shkelje të të dhënave personale gjatë kontrollit të kovid-pasaportës në kafene

    Lajmi i rradhës

    Si ndikojnë ushqimet me antioksidantë kundër Demencias?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë