Trajneri fyen gazetaren: Ti bën vetëm për pastruesen dhe nuk mund të analizosh futbollin (Video)

    Debatet ndonjëherë dalin edhe nga kontrolli dhe kalojnë në ofendime personale mes palëve. Kjo ka ndodhur edhe me trajnerin e ekipit të Llapit në Kosovë, Tahir Batatina i cili nuk ka duruar dot teksa gazetarja Qëndresa Krelani i ka kërkuar cilat janë objektivat e skuadrës së tij pas rezultateve të dobëta. Trajneri është kundërpërgjigjur ashpër duke i thënë gazetares se duhet të merret vetëm me palosjen e gazetave apo për të pastruar, pasi nuk është e aftë të analizojë futbollin.

    “Unë mendoj se besimi ndaj teje si trajner ka humb shumë. Më trego zoti Batatina, kur vazhdimisht ke rezultate të tilla (të dobëta); cilat janë objektivat? A është Evropa?” – e pyeti Krelani trajnerin e Llapit.

    “Ti nuk je në botën e futbollit në Kosovë. Çfarë gazetare je ti që nuk e di se në çfarë pozite ndodhet Llapi? Ju nuk e dini. Si mund të thuash një skuadër nuk është brenda objektivave kur është afër finales së Kupës së Kosovës?

    Nuk besoj që ti je në gazetari apo që e përcjell futbollin, sepse duhet ta shohësh ndryshe… Në gazetari ti mund të palosesh gazeta ose të pastrosh, por jo ta analizosh futbollin në këtë mënyrë… Po të isha menaxheri juaji do të të lija të palosesh vetëm gazeta.

    Ti nuk je e nivelit tim për të debatuar për futboll në studio dhe po ta dija që je ti nuk do të vija. Nuk dal më në studio televizive aty ku je edhe ti. Niveli juaj nuk është i nivelit të një gazetareje, së pari, duke filluar nga dukja” – u përgjigj trajneri.

    Krelani vazhdoi debatin: “Niveli juaj si trajner është minus zero. Po t’i kishte rezultatet tuaja një trajner tjetër, do ta kishte humbur punën, por përparësia juaj është që i ke vëllezërit në klub (pronarë) dhe ti bën çfarë të duash. Dikush tjetër do të skuqej pak”.

    Lajmi Paraprak

    Provat filmike tregojnë se Vetëvendosja në Shqipëri kishte dhjetëfishin e votave që iu njohën zyrtarisht

    Lajmi i rradhës

    Përgjimi në Whatsapp: “i takoi vetë shefja”, Belinda Balluku legalizime për vota (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë