Tre trajnerë si zëvendësues të mundshëm të Ancelottit

    Drejtuesit e Real Madridit thuhet se kanë etiketuar tashmë tre trajnerë si pasues të mundshëm të italiani Carlo Ancelotti, i cili mund të largohet së shpejti nga klubi spanjoll.

    Sipas mediumit Fichajes, Real Madridi po shqyrton kandidatët për të zëvendësuar potencialisht Ancelottin si trajner.

    Në raport thuhet se presidenti i klubit Florentino Perez është i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës në humbjen 5-2 kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.

    Nëse rezultatet vazhdojnë të bien, Perez mund të kërkojë të bëjë një ndryshim menaxherial në mes të sezonit.

    Tre kandidatët kryesorë të përmendur janë trajneri aktual i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dhe legjenda e Los Blancos, Raul Gonzalez.

    Të tre kanë luajtur më parë për klubin mbretëror, me Raul që aktualisht drejton ekipin e dytë të klubit, Real Madrid Castilla.

    Lajmi Paraprak

    PThP po kryen gjashtë hetime paraprake për tenderët në “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”

    Lajmi i rradhës

    Zvicra neutrale do t’i bashkohet “Shengenit Ushtarak” të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë