UEFA në sulm | Juventus, Real dhe Barcelona rrezikojnë përjashtimin nga Champions!

    Beteja mes UEFA-s dhe Real Madrid, Barcelonës dhe Juventusit, vazhdon.

    Tre klubet e famshme nuk kanë hequr akoma dorë nga projekti i Superligës Europiane. Konflikti nuk është shuar akoma, teksa tre klubet “rebele” rrezikojnë përjashtimin nga Champions League!

    Gjykata e Apelit të Madridit i dha mundësinë UEFA-s të ndëshkojë klubet që promovojnë projektin e Superligës Europiane më datë 21 prill. UEFA do të jetë në gjendje të rifillojë një dispozitë për “një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor” të rregullores së saj.

    Triumfi në Apel do të rihapë procesin që mund të çojë në dënime të reja ndaj tre klubeve: duke filluar nga 100 milionë euro gjoba deri në përjashtimin nga kompeticionet europiane për 1-2 vjet.

    Përjashtimi nga Champions League i klubeve spanjolle dhe italiane mund të ndodhë në sezonin 2023/2024, atëherë kur kompeticioni do të shtohet me 4 skuadra, pra 36 në total, në një grup të vetëm.

    Hapi i parë i UEFA-s do të jetë mbajtja e 5% të fitimeve që klubet marrin nga garimi në turnetë europiane, gjobë që do e paguajnë edhe 9 klubet që u tërhoqën nga projekti i Superligës: City, United, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Atletico Madrid, Milan dhe Inter.

    Ndërkohë, për Realin, Barcelonën dhe Juventusin do të ketë edhe një gjobë shtesë prej 15 milionë eurosh. Më 14 qershor pritet edhe vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për ligjshmërinë e nismës së krijimit të Superligës Europiane./supersport/

    Lajmi Paraprak

    Si të ulim tensionin e gjakut me mënyra natyrale

    Lajmi i rradhës

    Danimarka nënshkruan marrëveshjen për të sjellë 300 të burgosur në Kosovë

    Lajme tjera

    Xavi i lumtur me Dembelen

    Ousmane Dembele ka shkëlqyer natën e mbrëmshme, kur Bxaviarcelona mori një fitore spektakolare 4-0 ndaj Athletic Bilbaos. Sulmuesi…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë